FIFA përgënjeshtron deklaratën për finalen e Botërorit 2030 në Marok

FIFA ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Federatës Marokene të Futbollit, Fouzi Lekjaa, i cili kishte thënë se finalja e Kupës së Botës 2030 do të zhvillohej në Marok.

Të lidhura

None found

Sipas Lekjaa-s, Maroku do të priste ndeshjen finale të turneut, i cili do të organizohet nga Maroku, Spanja dhe Portugalia.

Megjithatë, institucioni ndërkombëtar i futbollit ka sqaruar se deri tani nuk është përcaktuar as stadiumi dhe as qyteti ku do të luhet finalja.

Edicioni i vitit 2030 do të zhvillohet në një format të veçantë. Përveç ndeshjeve që do të mbahen në Marok, Spanjë dhe Portugali, tri takimet hapëse do të luhen në Argjentinë, Uruguai dhe Paraguai, në kuadër të festimeve për 100-vjetorin e Kupës së Botës.

Pavarësisht deklaratave të presidentit të Federatës Marokene, FIFA ka theksuar se vendimi për pritësin e finales ende nuk është marrë.

Ky është një tjetër rast kur FIFA reagon ndaj pretendimeve lidhur me finalen e Botërorit 2030.

Më herët, FIFA kishte mohuar raportimet se presidenti Gianni Infantino i kishte premtuar Marokut organizimin e finales në këmbim të mbështetjes politike për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit.


sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş