Hoti: Procesi për konstituimin e Kuvendit është tërësisht jashtë spektrit kushtetues

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka vlerësuar mënyrën e zhvillimit të procesit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës si të papajtueshme me çdo sjellje politike.

Të lidhura

None found

Ai bëri të ditur se LDK-ja do të jetë e pranishme në seancën e Kuvendit në rast se ajo thirret, ndërsa theksoi se vendimet për hapat e ardhshëm do të diskutohen pasi Kuvendi të konstituohet.

“Kjo është jashtë çdo sjelljeje politike. Nëse seanca ftohet, ne do të marrim pjesë, kjo është e qartë. Nuk jemi thjesht në kundërshtim me Kushtetutën, por çdo veprim që po ndërmerret është komplet jashtë spektrit kushtetues”, deklaroi Hoti.

Duke folur për mundësinë që LDK-ja ta dërgojë çështjen në Kushtetuese, Hoti tha se kjo çështje tashmë është diskutuar, por grupi ende nuk ka përcaktuar një qëndrim përfundimtar. Sipas tij, vendimi do të merret pas konstituimit të Kuvendit.

“Do ta diskutojmë. E kemi trajtuar këtë çështje, por ende nuk kemi marrë një qëndrim. Sapo të konstituohet Kuvendi, duhet të vendosim se si do të veprojmë”, tha ai.

Hoti nënvizoi gjithashtu se LDK-së i takon e drejta për të propozuar përfaqësuesin e saj në Kryesinë e Kuvendit, duke sqaruar se kompetencat e kryetarit ndryshojnë nga ato të nënkryetarit.

“Kryetari i Kuvendit e përfaqëson Kuvendin e Kosovës, ndërsa nënkryetari përfaqëson grupin parlamentar. Për këtë arsye, është plotësisht në diskrecionin tonë të propozojmë personin që na përfaqëson në Kryesinë e Kuvendit”, u shpreh ai.


sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş