Komuna e Dragashit do të marrë 1 milion e 865 mijë euro nga Qeveria e Kosovës për zbatimin e Projektit të Banimit Social Adekuat, ka njoftuar ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.
Të lidhura
None found
Për këtë qëllim, Pacolli dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, kanë firmosur Marrëveshjen e Grantit.
Projekti parasheh krijimin e 42 njësive të banimit. Njëzet prej tyre do të ndërtohen si banesa të reja, 20 shtëpi private do të rinovohen, ndërsa dy shtëpi të tjera do të rindërtohen.
Ministrja Pacolli deklaroi se, përmes këtij investimi, Dragashi do ta krijojë për herë të parë stokun e banimit social.
Ajo bëri të ditur se ndërhyrja ka për synim përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës për familjet e cenueshme, duke përfshirë edhe ato nga komunitetet jo-shumicë.
