Dinamo afron qendërmbrojtësin e Partizanit, përforcim i rëndësishëm për Ilir Dajën

Dinamo ka siguruar marrëveshjen me Saliou Sembene, i cili pritet të jetë futbollisti më i ri i skuadrës kryeqytetase. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar do t’i bashkohet që sot grupit të drejtuar nga trajneri Ilir Daja.

Të lidhura

None found

Bisedimet mes palëve, për të cilat “Newsport.al” kishte raportuar pak javë më parë, kanë avancuar deri në arritjen e marrëveshjes. Për t’u bërë zyrtar transferimi kanë mbetur vetëm procedurat dhe dokumentet formale.

Kalimi i Sembenes te Dinamo përfaqëson një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos shqiptare, pasi ai largohet nga Partizani pas 5 vitesh për t’iu bashkuar një tjetër klubi të kryeqytetit, madje një rivali të Superiores.

Gjatë periudhës së tij me “Demat e Kuq”, mbrojtësi ka fituar titullin kampion dhe Superkupën e Shqipërisë, përkatësisht në sezonin 2022/23 dhe në vitin 2024.

Duke pasur parasysh nevojat e Ilir Dajës në repartin e prapavijës, si edhe përvojën e grumbulluar nga Sembene, afrimi i tij mund të konsiderohet një përforcim i vyer për Dinamon në një moment të rëndësishëm të nisjes së kampionatit.


sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabetcasibomcasibom giriş