Federata spanjolle u mundëson futbollisteve ngrirjen e vezëve deri në vitin 2029

Futbollistet e kombëtares së Spanjës do të kenë qasje më të gjerë në teknikat e riprodhimit të asistuar, mes tyre edhe në ngrirjen e vezëve, falë një marrëveshjeje të re të Federatës Spanjolle të Futbollit.

Të lidhura

None found

Kontrata është lidhur me klinikën e specializuar “Tambre” dhe do të mbetet në fuqi deri në vitin 2029. Ajo synon t’u japë lojtareve më shumë informacion dhe mundësi për trajtime të ndryshme që lidhen me riprodhimin e asistuar.

Përmes kësaj nisme, futbollistet mund të marrin këshillim dhe të përdorin procedura si ngrirja e vezëve dhe fekondimi in vitro. Kjo u lejon atyre të planifikojnë me më shumë informacion të ardhmen familjare.

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzán, e përshkroi marrëveshjen si një masë të rëndësishme dhe “novatore”. Në të njëjtën linjë, drejtuesja e futbollit të femrave, Reyes Bellver, vuri theksin te nevoja për t’i mbështetur sportistet gjatë viteve të tyre më pjellore.

Bellver tha se futbollistet duhet të kenë informacionin dhe ndihmën e duhur për çështjet e fertilitetit, pa u detyruar të heqin dorë nga karriera sportive për të ndërtuar jetën private.

“Sportistet nuk duhet të zgjedhin mes jetës private dhe karrierës”, u shpreh Patri Guijarro. Sipas saj, marrëveshja e re mund t’u ofrojë futbollisteve më shumë liri për të vendosur mbi të ardhmen e tyre.

Marrëveshjen e përshëndeti edhe Olga Carmona, autorja e golit vendimtar në finalen e Kupës së Botës 2023, rezultat që i dha Spanjës titullin e parë botëror në futbollin e femrave. Ajo e cilësoi këtë nismë si një hap shumë të rëndësishëm për futbollistet.

Vendimi është marrë në një periudhë kur fertiliteti dhe ekuilibri mes karrierës profesionale e jetës private po fitojnë vëmendje gjithnjë e më të madhe në sportin e femrave.


Shtuar 9.09.2026 00:02

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahiskavbetjojobetjojobetjojobetBahsegelJojobet Girişsekabet