“BILD”, një nga gazetat më të mëdha gjermane, i ka bërë thirrje përzgjedhësit Jurgen Klopp që ta marrë në konsideratë Diant Ramajn si alternativë për portën. Portieri i Borussia Dortmundit është aktualisht i huazuar te Copenhagen.
Të lidhura
None found
Forma e treguar së fundmi nga Ramaj në Danimarkë ka tërhequr vëmendjen e mediumit gjerman, i cili i ka kushtuar një artikull të veçantë portierit.
“Katër ndeshje, katër fitore, dy herë portën e pastër. Portieri gjerman ka pranuar vetëm dy gola, njëra ishte nga penalltia. Ky është një fillim perfekt për Ramajn në Danimarkë”.
Ramaj ka të drejtë të përfaqësojë Kosovën dhe Shqipërinë në skenën ndërkombëtare, por ende pret një ftesë nga Gjermania. Nëse vazhdon me paraqitje të tilla, një mundësi e tillë mund të vijë shpejt.
“BILD” ka theksuar gjithashtu se, ndonëse mund të luajë për Kosovën, synimi i madh i portierit mbetet përfaqësimi i Gjermanisë.
“Portieri ka kontratë me Dortmundin deri më 2029. Gregor Kobel është i padiskutueshëm aty. Ramaj është në huazim për një vit, me Copenhagen që ka opsionin e blerjes. Ai mund të luajë për Kosovën, por gjithnjë e ka bërë të qartë se dëshiron të luajë për Gjermaninë nëse e merr shansin”.
Në këtë mënyrë, Ramaj konsiderohet një opsion pas Ter Stegen, Oliver Baumann, Alex Nubel, Noah Atubolu, Jonas Urbig dhe Loris Karius.//
