Në Reykjavik është firmosur marrëveshja e re mes misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Islandës, e cila zgjat bashkëpunimin për hapësirën ajrore mbi Kosovën.
Të lidhura
None found
Dokumenti i rinovuar do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor 2028, bëri të ditur KFOR-i.
Sipas njoftimit, marrëveshja garanton vijimin e partneritetit mes KFOR-it dhe Qeverisë së Islandës, përmes Autoritetit Islandez të Transportit (ICETRA).
Bashkëpunimi synon të krijojë mundësi për hapjen e linjave të reja ajrore komerciale në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën.
KFOR-i thekson se marrëveshja mbështetet në bashkëpunimin shumëvjeçar me Islandën dhe ndihmon përpjekjet që përdorimi i hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën të jetë i sigurt dhe efikas.
Misioni i NATO-s në Kosovë vijon zbatimin e mandatit të përcaktuar nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në vitin 1999, me qëllim kontributin në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë banorët e Kosovës, si dhe garantimin e lirisë së lëvizjes.
