Muzeu i dedikuar piktorit të shquar impresionist francez Pierre-Auguste Renoir, në Cagnes-sur-Mer të Francës jugore, është vënë në shënjestër të një grabitjeje. Dy persona kanë hyrë me forcë në godinë dhe kanë marrë katër vepra arti.
Të lidhura
None found
Sipas autoriteteve vendore, autorët janë larguar me nxitim pas vjedhjes. Gjatë ikjes së tyre, ata kanë hedhur një nga veprat e marra nga muzeu.
Kryetari i bashkisë së Cagnes-sur-Mer, cituar nga agjencia AFP, ka bërë të ditur se vlera totale e veprave të vjedhura arrin në rreth 9 milionë euro.
Policia ka hapur hetim për të zbuluar identitetin e grabitësve dhe për t’i arrestuar ata, ndërsa vijojnë përpjekjet për gjetjen e veprave të tjera të marra nga muzeu.
Muzeu në Cagnes-sur-Mer i kushtohet jetës dhe veprës së Renoir, i cili vitet e fundit të jetës i kaloi në këtë pjesë të Rivierës Franceze.
