Siljanovska-Davkova: E ardhmja e shtëpisë sonë varet vetëm nga ne, askush s’do ta ndreqë në vendin tonë

Me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë, presidentja Gordana Siljanovska-Davkova iu drejtua popullit me një mesazh urimi, duke nënvizuar se pavarësia shtetërore nuk përbën thjesht një moment historik, por është një detyrim i vazhdueshëm që u përket të gjitha brezave.

Të lidhura

None found

Në fjalimin e saj, ajo rikujtoi referendumin e mbajtur më 8 shtator të vitit 1991 dhe lindjen e një shteti të lirë e sovran, duke vënë theksin se fati i ardhshëm i atdheut qëndron pikërisht në duart e qytetarëve të tij.

“Kemi një përgjegjësi që shtrihet nëpër breza për t’i çuar deri në fund detyrat imediate: zhdukjen e krimit dhe të korrupsionit, ngritjen e një shteti të së drejtës pa asnjë lëshim dhe krijimin e një shoqërie paqësore dhe të ndershme, ku të gjithë banorët janë të barabartë e të trajtuar njësoj, qofshin ata maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, serbë, romë, boshnjakë apo pjesëtarë të çdo komuniteti tjetër. Porosia e KAÇKM-së na mëson se çfarë lloj Maqedonie do të ngremë, ashtu do ta kemi. Askush tjetër nuk do të vijë të na e vërë në rregull shtëpinë, veç ne vetë!”, deklaroi Siljanovska-Davkova.

Ajo e veçoi eksodin e të rinjve si një prej problemeve më shqetësuese, duke tërhequr vëmendjen mbi emergjencën e ndërtimit të një shteti të fortë, të përparuar dhe me perspektivë evropiane, brenda të cilit brezi i ri do të shohë mundësinë për të krijuar familje dhe për të planifikuar jetën e tyre. Në mbyllje të urimit, presidentja kujtoi se 8 Shtatori përfaqëson ditën kur populli, në mënyrë demokratike dhe me një shumicë absolute, vendosi fatin e vet për një shtet të pavarur dhe sovran.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetbetcio