Ekzekutimi i 24-vjeçarit në Shkodër, zbardhet dinamika e ngjarjes së rëndë

Në orët e para të mëngjesit, një sherr mes dy të rinjve Ylber Luli, viktima që mbeti i vrarë në Shkodër dhe autorit të dyshuar Andri Vulaj, çoi në vrasjen e 24-vjeçarit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjësit në banesën e viktimës.

Pasi janë konfliktuar gjatë mbrëmjes në një lokal në zonën e Gjuhadolit, autori i dyshuar rreth orës 5:00 të mëngjesit ka shkuar në banesën e viktimëa me idenë për t’u sqaruar.

Me vete i dyshuari i vrasjes kishte edhe një pistoletë.

Në bisedë e sipër, viktima dhe autori janë përleshur me njëri tjetrin fizikisht, ndërsa në këtë përleshje është përfshirë edhe babai i viktimës Qamil Luli.

Sipas policisë së Shkodrës, babë e bir kanë plagosur me thikë shtetasin Andri Vulaj. Ky i fundit në konflikt e sipër ka nxjerrë armën, një pistoletë që kishte me vete duke qëlluar në drejtim të 24 vjeçarit i cili humbi jetën.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet.

Fillimisht efektivët bënë ndalimin e autorit të dyshuar Andri Vulaj, si dhe sekuestruan armën e dyshuar të vrasjes pistoletë me të cilën dyshohet se autori qëlloi viktimën.

Viktima Ylber Luli, është parë duke qëndruar deri në orët e vona jashtë banesës brenda makinës së tij bashkë me një person tjetër ndërsa rreth orës 2 pas mesnate është futur në banesë.

Tri orë më pas, Andri Vulaj, shkoi në shtëpinë e viktimës duke qëlluar ndaj Ylber Lulit, pas përleshjes fizike dhe plagosjes me thikë mes tyre.

Policia vendore e Shkodrës është duke hetuar për të bërë të mundir zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.


Shtuar 8.09.2026 09:58

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjokerbetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş