Përgjimet/ Arben Ahmetaj: Si e bëri Rama dhe Yefet planin për t’i shpëtuar vëzhgimit të ambasadës amerikane

Mbrëmjen e djeshme, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ka vijuar me akuzat e tij lidhur me atë që ai e cilëson si “koncepti KAYO”, duke pretenduar se pasuritë shtetërore në Shqipëri synohen të kalojnë përmes një strukture të organizuar.

Duke iu referuar një tjetër episodi të audiopërgjimit, Ahmetaj pretendoi se vetë Ron Yefet shpjegon mënyrën se si do të ndërtohej struktura.

Të lidhura

None found

Sipas ish-zëvendëskryeministrit, në këtë strukturë do të përfshihej edhe një trust në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ahmetaj pretendoi se qëllimi i këtij mekanizmi, do të ishte shmangia e kundërshtimeve nga përfaqësuesit diplomatikë amerikanë.

“Tani, episodi i dytë shpjegon strukturën, vetë Roni. I thotë: ‘Do ketë një kompani shtetërore mburojë’. Dhe abuzon, përveç strukturës kriminale për devijimin e pasurive të shqiptarëve, abuzon me respektin e shqiptarëve për SHBA-në. Thotë: ‘Do krijojmë një trust në Amerikë që t’i mbyllim gojën ambasadës amerikane’.

Ky ustai që do grabiste Delvinën, po do marrim thotë edhe Vlorën, TEC-in e Vlorës. Strukturë purifike kriminale për të grabitur Shqipërinë”, u shpreh Ahmetaj për gazetarin Çim Peka.


Shtuar 8.09.2026 08:53

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjokerbetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş