Greva e stafit mbyll Kullën Eiffel pas largimit të punonjëseve gjatë vizitës së një delegacioni hindu

Kulla Eiffel në Paris nuk u hap të hënën, pasi punonjësit e saj nisën një grevë në shenjë proteste ndaj mënyrës se si u trajtuan disa kolege gjatë vizitës së një grupi fetar hindu.

Të lidhura

None found

Ngjarja lidhet me vizitën e rreth 100 personave të organizatës hindu Bochasanwasi Akshar Purushottam Swaminarayan Sanstha (BAPS), të cilët kishin mbërritur në monumentin parisien të shtunën.

Diane Davoine, përfaqësuese e sindikatës së punonjësve, tha se disa gra që ishin në detyrë u urdhëruan të largoheshin nga vendet e punës pasi delegacioni mbërriti, në mënyrë që pozicionet e tyre të zinin burra.

“Gjatë vizitës së këtij delegacioni, grave iu kërkua të largoheshin nga vendet e tyre të punës për t’u zëvendësuar nga burra”, deklaroi Davoine për Reuters.

Sipas saj, drejtuesit e kompanisë u kërkuan më vonë falje punonjësve, por episodi shkaktoi zemërim dhe tensione brenda stafit.

Société d’Exploitation de la Tour Eiffel (SETE), që administron kullën, pranoi se delegacioni kishte kërkuar që vizita të zhvillohej duke kufizuar “ndërveprimet me gratë”.

Në një deklaratë për AFP, kompania tha se këto kushte “nuk duhej të ishin pranuar”, pasi bien ndesh me vlerat e saj dhe me parimin e barazisë gjinore.

Presidenti i SETE, Ariel Weil, e përshkroi këtë praktikë si të papranueshme. Ai rikonfirmoi gjithashtu përkushtimin e Kullës Eiffel ndaj vlerave republikane franceze dhe barazisë mes burrave e grave.

BAPS deklaroi se vizita ishte planifikuar bashkë me ekipin e Kullës Eiffel në orët e para të hapjes, me synimin për të shmangur shqetësimin e vizitorëve të tjerë.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, organizata kërkoi ndjesë për çdo shqetësim ose dhimbje të shkaktuar dhe theksoi se beson te vlerat universale të respektit dhe shërbimit.

Të dielën, BAPS kishte inauguruar tempullin e saj të parë madhor në Francë, në periferi të Parisit.

Rasti nxiti reagime të forta edhe në skenën politike franceze. Kryebashkiaku i Parisit, Emmanuel Grégoire, njoftoi se do të hetohen rrethanat e vizitës.

Grégoire e cilësoi të ligjshëm zemërimin e punonjësve të Kullës Eiffel dhe theksoi se barazia mes grave dhe burrave duhet të respektohet në çdo rrethanë.

Edhe politikanë të tjerë francezë e dënuan incidentin, duke nënvizuar se asnjë fe apo kulturë nuk mund të vendosë se ku duhet të qëndrojnë gratë në shoqërinë franceze.

Për shkak të grevës së stafit, Kulla Eiffel qëndroi e mbyllur gjatë gjithë ditës së hënë.


Shtuar 8.09.2026 07:19

sultanbeyli escortiptvJojobetMarsbahissahabetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetJojobetPusulabetJojobetPusulabetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetsahabetjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjokerbetjojobetjojobetsekabetjojobetBahsegelJojobet Giriş