Banorët e Dimalit kanë dalë përsëri në protestë kundër Reformës Territoriale, e cila parashikon heqjen e kësaj bashkie nga harta administrative.
Nën moton “Dimali mbetet Dimal. Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, qytetarët u mblodhën mbrëmjen e sotme në sheshin qendror të qytetit. Ata kërkuan që qeveria të mos ndërhyjë në statusin e bashkisë Dimal.
Të lidhura
None found
Protestuesit argumentojnë se Dimali ka një shtrirje të konsiderueshme gjeografike dhe potencial të lartë ekonomik. Për këtë arsye, ata i kërkojnë Ramës të mos e bashkojë bashkinë me Beratin, raporton gazetarja Eneida Petova.
Sipas banorëve, një bashkim i Dimalit me Beratin do të sillte pasoja negative si për marrjen e shërbimeve të nevojshme nga qytetarët, ashtu edhe për zhvillimin ekonomik të kësaj bashkie.
Banorët theksojnë se prodhimet bujqësore dhe serat në fshatrat Kutalli, Samaticë, Drenovicë, Cukalat, Goriçan etj. furnizojnë prej vitesh tregjet ndërkombëtare.
