Një person është ndaluar si i dyshuar për vrasje të rëndë dhe vrasje të rëndë në tentativë, pas një ngjarjeje të ndodhur në fshatin Poterq i Epërm të Klinës.
Të lidhura
None found
Prokuroria Themelore në Pejë, përmes Departamentit të Krimeve të Rënda, ka bërë të ditur se rasti është regjistruar më 6 shtator 2026. Sipas njoftimit, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar dy anëtare të familjes së tij.
Autoritetet prokuroriale kanë njoftuar se i dyshuari ndodhet në gjendje të paaftësisë mendore.
Të dyja viktimat janë transportuar për trajtim mjekësor. Megjithatë, njëra prej tyre ka humbur jetën si pasojë e plagëve, ndërsa viktima tjetër vazhdon të marrë ndihmë mjekësore.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë i ka dorëzuar gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.
Hetimet vijojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti.
