Luan Gacaferi, anëtar i Guxo-s, ka deklaruar se tetë deputetë të LDK-së mund të mos jenë të pranishëm në seancën parlamentare të 9 shtatorit, ku pritet të votohet për kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Të lidhura
None found
Sipas tij, bëhet fjalë për Hykmete Bajramin, Janina Ymerin, Arben Gashin, Lumir Abdixhikun, Doarsa Kicën, Armend Zemajn, Kujtim Shalën dhe Avdullah Hotin.
Gacaferi ka shprehur pasiguri edhe për qëndrimin e Ermal Sadikit, duke thënë se ai ndodhet mes qëndrimeve të Lumir Abdixhikut dhe Avdullah Hotit dhe mund t’u bashkohet tetë deputetëve të tjerë.
Në postimin e tij, Gacaferi ka shkruar se është i bindur që këta tetë emra nga grupi parlamentar i LDK-së nuk do të marrin pjesë në seancën e 9 shtatorit, kur pritet të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Ai i ka renditur deputetët si më poshtë: Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Arben Gashi, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica, Armend Zemaj dhe Kujtim Shala.
Gacaferi ka shtuar se mbeten dyshimet nëse Ermal Sadiki do t’i bashkohet këtij grupi prej tetë deputetësh, pasi, sipas tij, ai është i pozicionuar me njërën këmbë pranë Lumir Abdixhikut dhe me tjetrën pranë Avdullah Hotit.
