Kosova nënshkruan marrëveshjen për përfshirjen e FSK-së në misionin ndërkombëtar në Gaza

Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza. Marrëveshja për angazhimin e saj u nënshkrua gjatë vizitës zyrtare në Kosovë të komandantit të ISF-së, gjeneralmajorit Jasper Jeffers, i cili e firmosi dokumentin së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtnant Bashkim Jashari. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe një përfaqësues i Bordit të Paqes.

Të lidhura

None found

Gjeneralmajori Jeffers përshëndeti vendimin e Kosovës dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në misionin ndërkombëtar. Ai vuri në dukje peshën që ka pjesëmarrja e FSK-së në përpjekjet për vendosjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Gjatë fjalës së tij, Gjenerallejtnant Jashari deklaroi se angazhimi në misionet ndërkombëtare të sigurisë përputhet me vizionin e Prishtinës për të dhënë një kontribut të prekshëm në forcimin e paqes dhe sigurisë në nivel global.

FSK-ja e cilësoi nënshkrimin e marrëveshjes si një zhvillim të rëndësishëm për zgjerimin e rolit të Kosovës në përpjekjet ndërkombëtare për paqe, siguri dhe stabilitet. Sipas saj, synimi është rritja e vazhdueshme e kontributit në sigurinë ndërkombëtare, me objektivin strategjik që Kosova të shndërrohet nga “importuese e sigurisë” në “eksportuese të saj”.

Edhe Shqipëria do të jetë pjesë e misionit ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Në fazën fillestare parashikohet dërgimi i oficerëve të shtabit, të cilët do të bëhen pjesë e strukturës komanduese të forcës. Vendimi për dërgimin e trupave të tjera do të merret më vonë, në varësi të situatës në terren dhe vlerësimeve operative.


Shtuar 7.09.2026 14:32

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisjojobetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobet