Skender Hita mbledh drejtuesit e Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës: Prioritet siguria në shkolla dhe parandalimi i krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi takime pune me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë në Elbasan, Berat dhe Kukës, me synim forcimin e sigurisë në këto qarqe.

Gjatë takimeve u diskutua për masat parandaluese ndaj ngjarjeve kriminale, monitorimin e vazhdueshëm të konflikteve dhe denoncimeve të qytetarëve, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave që mbajnë armë zjarri ose merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Të lidhura

None found

Vëmendje iu kushtua gjithashtu lokalizimit dhe kapjes së personave të shpallur në kërkim, luftës kundër krimeve mjedisore dhe mënyrës së komunikimit me qytetarët, e cila duhet të karakterizohet nga etika dhe profesionalizmi.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve lidhej me sigurinë në shkolla. Drejtues Madhor Hita e cilësoi këtë çështje si prioritetin kryesor të Policisë së Shtetit dhe kërkoi që, me nisjen e procesit të ri mësimor, shërbimet policore të angazhohen maksimalisht në bashkëpunim me oficerët e sigurisë në shkolla.

Qëllimi i këtij angazhimi është mbrojtja e nxënësve dhe krijimi i kushteve për zhvillimin e një procesi mësimor të qetë dhe të sigurt.

Shefave të Komisariateve iu kërkua që ta ndjekin çdo ditë situatën në shkolla dhe të merren drejtpërdrejt me çdo problem të raportuar nga institucionet arsimore që lidhet me sigurinë e nxënësve.

Sektorët e Narkotikëve, strukturat “Shqiponja” dhe shërbimet Operacionale do të përqendrohen në perimetrat e sigurisë së shkollave, për të penguar praninë e personave që synojnë të shesin lëndë narkotike ose të përfshihen në konflikte me nxënësit.

Për përmirësimin e sigurisë në rrugë, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi shtimin e kontrolleve dhe monitorimit të qarkullimit rrugor, duke përfshirë edhe përdorimin e mjeteve inteligjente. Masat synojnë parandalimin e aksidenteve dhe reagimin e menjëhershëm ndaj shkeljeve të konstatuara.

Skender Hita u kërkoi drejtuesve të mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për gjendjen e sigurisë në territoret që mbulojnë, të ndjekin nga afër problematikat dhe të garantojnë një përgjigje të shpejtë e profesionale ndaj shqetësimeve të qytetarëve.

Ai kërkoi gjithashtu që drejtorët e qarqeve dhe shefat e Komisariateve të presin qytetarët, t’i dëgjojnë për problematikat që mund të zgjidhen nga Policia dhe të jenë pjesë aktive e zgjidhjes së tyre. Hita theksoi se edhe vetë pret çdo qytetar që kërkon të takohet me të.

Takimet me strukturat e Policisë do të vijojnë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë, si edhe në Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin.


Shtuar 6.09.2026 13:07

sultanbeyli escortiptvMarsbahisMarsbahisSüperbetinMarsbahisdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetdeneme bonusujojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahispokerklasjojobetCasibomjojobetJojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetMarsbahis