Dua Lipa është konsideruar gjithmonë si një nga artistet që nuk zhgënjen asnjëherë me veshjet e saj. Ajo nuk bën jehonë vetëm me parakalimet në çdo tapet të kuq, por edhe zgjedhjet në jetën e përditshme duket të jenë të mirëmenduara. Së fundmi na e ka vërtetuar sërish këtë gjë, kur rrëmbeu vëmendjen e gjithë fansave e mediave të huaja. Këngëtarja e “Levitating” u shfaq dje me një palë bikini ngjyrë blu në Ibiza, duke treguar trupin dhe linjat e saj për t’u patur zili. Pjesa e sipërme e bikinit kishte mëngë të fryra elegante dhe një gur në bust. Dua e shoqëroi pamjen e saj pranë pishinës me syze dielli ngjyrë portokalli dhe vathë.
Këto bikini kaq të veçanta për të cilën shkruan mediat e njohura ndërkombëtaret, duket se i paskan pëlqyer shumë edhe Nora Istrefit. Edhe këngëtarja shqiptare ka zgjedhur të njëjtat rrobabanjo së fundmi që duket se i shkojnë shumë. Ajo ka postuar në Instastory një fotot të saj gjatë pushimeve, teksa shihet e veshur me të njëjtat bikini si Dua.