Partia Socialiste paralajmëron se do të vijojë me propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse Partia Demokratike nuk rikthehet në mbledhjet e Komisionit të Reformës Zgjedhore deri më 30 nëntor.
Paralajmërimi u bë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pas bojkotit të mbledhjes nga deputetët demokratë, duke thënë se në rast se sjellja e demokratëve nuk ndryshon, socialistët do të paraqesin në Kuvend propozimet e veta dhe do të kërkojnë miratimin e tyre me shumicën prej 3/5-ave të deputetëve, që e zotërojnë tashmë.
Të lidhura
None found
“Komisioni nuk ka pse të ndërpritet, nuk kanë pesë lënë vendin me një të drejtë që ta kemi dhënë ne. Ne të kemi dhënë të drejtën e vetos, PD t’i sjellë të gjitha propozimet që të diskutohen në komision, por bojkoti i komisionit oi bëhet me një të drejtë që ta kemi dhënë ne, e kemi pranuar ne pranuar mazhorancë.
Pas datës 30 ne do t’i japim mundësinë Shqipërisë të zhvillojë zgjedhjet e 9 majit me ato ndryshime që kemi bërë, që edhe bashkitë që u bashkuan, p.sh. Rrogozhina me Kavajën, edhe Rrogozhina të ketë anëtarët e saj në këshillin bashkiak. Do të ecim përpara me disa rregullime të tjera.
Nëse PD nuk do të vijë deri më 30 nëntor në komisionin e posaçëm, të mos habitet pastaj, PS do ta ruajë të drejtën për të sjellë në Kuvend propozimet e veta dhe për t’i miratuar me 3/5-at e Kuvendit”,– tha Balla.








