Ylli brazilian shpërthen në lot gjatë prezantimit të Real Madridi (VIDEO)

Ishte planifikuar për më vonë, por Reali i afroi datën e prezantimit të talentit brazilan.

Ditën e sotme Reali ka prezantuar mesfushorin e talentuar brazilian, Reinier. 18 vjeçari nuk ka arritur të mbajë lotët në ditën më të rëndësishme të jetës së tij.

Të lidhura

None found

Me lot në sy, Reinier përcillej nga afër nga prindërit e tij.

“Kjo është bluza për të cilën keni ëndërruar kaq shumë dhe sfidat e mëdha të jetës tuaj ju presin nga ky moment. Sot kemi nënshkruar me një 18 vjeçar që ka arritur të fitojë Copa Libertadores. Unë uroj të jesh një legjendë e këtij klubi të madh” kanë qenë fjalët e Florentino Perez në prezantimin e Reinier.

Futbollisti brazilian ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2026 me Real Madridin.


Shtuar 18.02.2020 13:56