“Më njohu me fakte tronditëse”, Basha zbardh takimin me Metën

Ditën e sotme u bë me dije se presidenti Ilir Meta u takua me kryedemokratin Lulëzim Basha, ku sipas zëdhënësit Tedi Blushi ai e kishte vënë në dijeni të skandaleve të fundit anti-kushtetuese dhe përpjekja për grusht shteti nga ana e maxhorancës.

Pas takimit ka reaguar dhe Basha i cili i bën thirrje shqiptarëve që të jenë bashkë në atë që e quajti rezistencën më të madhe kundër kapjes së Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk do ketë forcë mbi tokë ta ndalë rrotacionin, ardhjen në pushtet të opozitës së bashkuar me voten e qytetareve. Detyra jone eshte ti bashkojme qytetaret dhe per kete po punojme ne disa rrafshe. Nuk ka forcë mbi këtë dhe që të ndalë rrotacionin, i ka bërë hesapet gabim Edi Rama, ia kam thënë para një muaji. Unë po bëj gjithcka që kjo të përfundojë me mjete politike për hir të stabilitetit, duhet që kjo të vijë pa kosto. Do bëj gjithcka që kjo të vijë me kosto të vogël për shqiptarët”.

“Presidenti më ka njohur me të tjera fakte, e prova tronditse të përfshirjes kriminale të zyrtarëve të lartë të mazhorancës për kapjen e gjykatës kushtetuese”, është shprehur Basha.


Shtuar 18.02.2020 14:06