Werderi i Rashicës merr rezultatin e tretë rradhazi pozitiv, mposht minimalisht Schalke 04 (VIDEO)

Schalke nuk e ka ndërmend të gjejë formën e saj, pas daljes nga mbyllja e Covid-19, duke regjistruar tjetër humbje.

Bremen fituan me rezultatin 0:1, në udhëtim, në një terren mjaft të vështirë, në një ndeshje ku paraqitje të mirë pati edhe Milot Rashica.

Rashica dha kontribut në golin e vetëm të këtij takimi, kur në minutën e 32’, pas një presingu të mirë, rrëmbeu topin dhe dha asistimin për L.Bittencourt, i cili vendosi fatin e takimit.

Kjo fitore e çon Werderin në kuotën e 25 pikëve, tri pikë larg zonës që e shpëton nga rënia e ligës.

Schalke mbetet në pozitën e 10-të, me 37 pikë të grumbulluara, me një tjetër xhiro pa fitore.


Shtuar 30.05.2020 15:31