“Rrëzimi i Ramës fillon këtu”, Xhaferaj: Durrësi ka thënë boll!

Mijëra demokratë durrsakë morën pjesë në takimin e djeshëm të Lulzim Bashës në këtë qytet duke shprehur kështu pakënaqësinë ndaj mënyrës së si po qeveriset vendi.

Bëhet fjalë për një pjesëmarrje të madhe, të cilën Basha nuk e ka patur as në Tiranë.

Në lidhje me këtë ka reaguar sëfundmi edhe kryedemokrati i Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, i cili theksoi përmes një statusi në Facebook si “i gjithë Durrësi ka thënë tashmë: Boll”.

Xhaferaj ka reformuar të gjitha strukturat e partisë në Durrës duke rikthyer shpresën e fitores tek demokratët, gjë e cila pasqyrohet edhe në pjesëmarrje si kjo.

Ndërkohë, në lidhje me këtë takim masiv të Bashës reaguan sot kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, të cilat shprehën shqetësimin se grupime të tilla mund të bëhen shkak për shpërndarjen e koronavirusit.


Shtuar 30.05.2020 15:23