Trajneri godet me shpullë lojtarin e tij në Serie D, përjashtohet me karton të kuq (VIDEO)

Shpesh kemi parë lojtarë që përleshen me kundërshtarët apo edhe me bashkëlojtarët por rrallë shumë rrallë kemi parë që trajneri të godasë lojtarin e tij.

Ky episod ka ndodh në Serie D italiane mes trajnerit Grosseto dhe Monterosi të dielën.

Trajneri i Grosseto Lamberto Magrini u ndëshkua me karton të kuq pasi e qëlloi shpullë njërin prej futbollistëve të vet në stol.

Grosseto po fitonte 1:0 në kohën kur trajneri Magrini vendosi ta kryejë një zëvendësim 16 minuta para fundit.

Ai e zëvendësoi mesfushorin Riccardo Cretella me Mattia Ravanellin. Cretella reagoi me zemërim duke u largua nga fusha.

Kjo s’i pëlqeu trajnerit të tij siç duket, i cili i kërceu Cretellas mbi shpinë dhe më pas e goditi shpullë, duke i habitur lojtarët e tjerë në bankën e rezervistëve.

Gjyqtari e përjashtoi atë direkt me karton të kuq dhe i kërkoi të largohej nga fusha.


Shtuar 17.02.2020 10:32