Me mbiemër të ndërruar dhe të dënuar në Itali për trafiqe, kush janë dy vëllezërit nga Vlora

Janë bërë publikë dy emrat e rinj të listës së zezë të OFL.

Këtë herë agjentja e OFL-së bëri me dije se kërkesa për të deklaruar pasurinë i ka shkuar dy personave, të dy nga Vlora e të dënuar në Torino për trafik të lëndëve narkotike.

Ata jane shtetasit: A. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe M. Ç., banues në Vlorë, pasi është dënuar nga Gjykata e Torinos, Itali, për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Vëllezërit për Altin dhe Mikel Çuca. Ata janë dënuar në Itali për trafik droge. Mikel Çuca është arrestuar në një operacion të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane në 2011.

Edhe Altini, vëllai i tij është arrestuar në Itali me të njëjtën akuzë. Më herët vëllezërit e kanë pasur mbiemrin “Çuçaj” dhe e kanë bërë “Çuca” më vonë. /albeu.com/


Shtuar 17.02.2020 10:39