Në Portugali po luhej takimi ndërmjet Guimares dhe Porto, në minutën e 72’ sulmuesi Marega kërkoi me patjetër të zëvendësohej, kjo për arsye se ndaj tij kishte thirrje rraciste.
Sulmuesi nga Mali nuk duroi dot dhe kërkoi të braktiste fushën, shokët e skuadrës e mbanin me forcë të qendronte në fushë, por qe e kotë.
Lojtari e kishte marrë vendimin të braktiste lojën, nga ana tjetër trajneri i Portos Conceicao i kërkonte tifozëve të pushonin, ku dëgjohej të thoshte, “t’ju vijë turp”.
Trajneri u detyrua të zëvendësonte sulmuesin më të mirë të skuadrës.