Një nga masat e aktit normativ që miratoi qeveria parashikonte sanksione për televizionet.
Kështu transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 milion lekë ose mund të rrezikojnë bllokimin e transmetimit. Në këtë mënyrë disa emisione që zhvilloheshin me më shumë se dy persona kanë deklaruar ndërprerjen e tyre për një kohë të pacaktuar.
Të lidhura
None found
Ndërsa “Portokalli” do të vazhdojë dhe me një mënyrë të re. Xhemi dhe Salsano kanë njoftuar se programi do të vazhdojë në formën e “Ditarit të Karantinës”. Kështu aktorët do të na sjellin humor e të qeshura nga shtëpitë e tyre çdo të diel.
