Shkon në 12 numri i viktimave nga virusi vdekjeprurës në Itali

Ka shkuar në 12 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Viktima e fundit është një burrë, 70 vjeç nga zona e Emilia Romagna.

Sipas mediave italiane, burri ka patur probleme të tjera shëndetësorë, ndërsa kjo është vdekja e parë në zonën e Emilia Romagna-s duke zgjeruar kështu hartën koronavirusit në Itali.

Mediat italiane raportojnë se deri më tani numri i të prekurve të konfirmuar ka shkuar në 374.


Shtuar 26.02.2020 11:56