Ngjashmëri e “frikshme”, me look-un e ri Taynën do e ngatërroni me Era Istrefin (VIDEO)

Tayna është reprja shqiptare e cila ka arritur suksesin në një kohë mjaft të shkurtër edhe madje njihet mbarë në Shqipëri si “fenomen”.

Reperës duket se nuk i pëlqen monotonia dhe shpeshherë e shohim që guxon me look-un.

Prej disa kohësh reperja po i qëndronte besnike bjondes por jo për shumë gjatë.

Së fundmi Tayna nëpërmjet postimeve në Instastory ka treguar se tashmë i ka lyer flokët pink dhe duket shumë ndryshe.

Por ajo çka bën përshtypje është se reperja me këtë look ka një ngjashmëri të “frikshme” me Era Istrefin kur kishte të njëjtën ngjyrë flokësh./albeu.com/


Shtuar 11.02.2020 12:57