Maskohet Dua Lipa, i bën kamer të fshehtë njerëzve në market (VIDEO)

Dua Lipa ishte e ftuar në emisionin e Ellen Degeneres dhe ata kanë përgatitur një kamerë të fshehtë për disa të panjohur në një market në Amerikë.

Këngëtarja e hiteve ‘Neë rules’ e ‘One Kiss’ është maskuar dhe i ka folur të panjohurve në market me tekste të këngëve të saj.

Dua ka publikuar disa nga videot dhe prapaskenat nga ky skeç i përgatitur nga emisioni shumë i shikuar në Amerikë, ku ajo edhe do të performojë këtë javë, kur edhe do të shfaqet teksti.

Këngëtarja është vazhdimisht në vende të ndryshme të botës, duke promovuar këngët e saj të reja dhe albumin që do të dalë së shpejti, ndërsa edhe po shfrytëzon të pushojë me shoqërinë dhe të dashurin e saj.


Shtuar 7.01.2020 10:52