E parandjeu? Si e uroi biznesmeni i ekzekutuar Vitin e Ri (FOTO LAJM)

Kastriot Reçi është ekzekutuar paraditen e sotme me armë zjarri në qendër të Rrëshenit.

Reçi është është pronari i një televizioni lokal në Rrëshen dhe dy vite më parë i kanë vrarë të vëllain, shkruan albeu.com.

Postimi i fundit në rrjetet sociale, ishte pikërisht ai ku i ndjeri uronte Vitin e Ri.

“Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020!
Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë”, shkruante ai karshi fotos.

Mos ndoshta Reçi ka kuptuar se ishte në rrezik?/albeu.com/


Shtuar 7.01.2020 10:45