Koronavirusi, policia kineze mbyll me zinxhirë dhe me dry njerëzit në shtëpi (VIDEO)

Një video tronditëse po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihen policët kinezë duke mbyllur personat e dyshuar si mbartës të koronavirusit, brenda shtëpisë së tyre.

Policët shihen teksa mbyllin me zinxhirë dyert e një shtëpie dhe më pas i vendosin edhe një dry.

Ndërkohë mediat kineze shkruajnë se kjo masë pranohet nga vetë banorët, të cilët janë të gatshëm të mbyllen në shtëpitë e tyre nëse diagnostifikohen me koronavirusin.

Ata mund të qëndrojnë të mbyllur deri në një periudhë kohe prej 2 javësh. Përpara se t’i mbyllin brenda në shtëpi, oficerët sigurohen që njerëzit të kenë një sasi të mjaftueshme orizi dhe perimesh.


Shtuar 6.02.2020 20:31