Vdes në burg gruaja e akuzuar për vrasjen e djalit të saj 2-vjeçar

Një grua e akuzuar për vrasjen e djalit të saj dy-vjeçar ka vdekur në rrethana misterioze në një spital pas arrestimit në Finlandë.

Sipas mediave, 35-vjeçarja u ndalua në janar pasi fëmija vdiq në apartamentin e saj në zonën Suurpelto të qytetit të dytë më të madh të vendit, Espoo.

Ayesha Ali, 35-vjeçarja u ndalua në janar pasi fëmija vdiq në apartamentin e saj në zonën Suurpelto të qytetit të dytë më të madh të Finlandës.

Pas ndalimit ajo po mbahej në burgn Vantaa pranë Helsinki por u dërgua në spital të martën.

“Shkaku i vdekjes po hetohet nën kushte të ashpra konfidencialiteti, prandaj nuk mund të zbulojmë më shumë detaje. Në përgjithësi mund të themi se policia po heton atë që çoi në vdekjen e të dyshuarës”, tha Petri Eronen, hetuesi i çështjes, në një deklaratë.

Më herët policia tha se nëna kishte pranuar vrasjen e të birit dhe se data e gjyqit ishte caktuar në 17 prill në gjykatën e atLänsi-Uusimaa.

Ali ishte nga Newcastle dhe punonte si mësuese anglishtje në një kompani në Helsinki.


Shtuar 6.02.2020 20:45