Ishte lodhur duke u kujdesur për nënën dhe tenton ta mbysë në spital, arestohet 32 vjeçarja (VIDEO)

Luciana Paula Figueiredo, 32 vjeç, është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të mbytë nënën e saj Ana Benedita Figueiredo, 68 vjeç, në shtratin e saj në spitalin “Dr Carlos Macieira” në qytetin e Sao Luis në Brazil.

Pamjet e tilla u realizuan nga pacientë të tjerë dhe zbulojnë se si 32 vjeçarja vendosi dorën e saj mbi hundën dhe gojën e nënës së saj, Anes.

68 vjeçarja, fatmirësisht i largon dorën saj, shkruan Daily Mail.

Mediat lokale raportojnë se vajza Luciana u arrestua në vendin e ngjarjes dhe më vonë u akuzua për tentim vrasje ndërsa nëna e saj u dërgua në njësinë e kujdesit intensiv.

Ana Benedita ndodhet në spital që nga 19 janari pasi pësoi një emboli pulmonare.

Burime nga Policia Civile thonë se hetimet fillestare tregojnë për vajzën që dëshirontë të vriste nënën e saj të sëmurë sepse ishte lodhur duke u kujdesur për të.


Shtuar 6.02.2020 09:13