Eliminoi dy turistë në Greqi, jepet vendimi për Bardhosh Lytajn

Gjykatën e Vlorës ka caktuar burgim të përjetshëm për Bardhosh Lytaj alias Mino.

Mino u arrestua pak ditë më parë në qytetin bregdetar, pasi ka marrë një dënim të përjetshëm në Greqi për vrasjen e dy turistëve britanikë në Greqi.

Ajo që përbën habi është fakti se Mino ka deklaruar në Gjykatë se ai nuk ishte në dijeni të dënimeve që kishte marrë.

“Nuk dija asgjë për dënimin. Kam 3 vite që jetoj i qetë në Vlorë, kam krijuar dhe familje”, është shprehur Mino.

KUSH ËSHTË BARDHOSH MINO:

Bardhosh Lytaj Alias Mino, i shpallur në kërkim nga policia greke dhe që u vu në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e se hënës ka një historik të gjatë grabitjesh dhe vrasjesh.

Ai akuzohej në shtetin fqinj për vjedhje të kryer ne bashkëpunim, vjedhje me pasojë vdekjen e më shumë se një personi, grabitje me armë kryer ne bashkepunim dhe vrasjen e dy turistëve anglez në Patra të Greqisë.

Këto akuza rendojne mbi te per nje ngjarje te ndodhur ne vitin 1998 ne territorin grek. Mino grabiti dhunoi dhe vrau dy turiste anglez ne afërsi te Patrës dhe për kete ngjarje gjykata e shkalles se parë ne Patra e denoi ate me burgim te perjetshem.

Mbi Minon rendojne edhe akuza e trafikut te lendeve narkotike, prodhim dhe shitjë e lëndëve narkotike për të cilën gjykata e Kretës e ka dënuar me 6 vite burg.

Mino është dënuar nga Gjykata e Korfuzit me 5 muaj burg dhe për vjedhje të energjisë elektrike.

Ne dosjen e siguruar nga prokuroria rezulton se Mino ka edhe nje arratisje nga burgu i Greqisë ne kohen kur vuante dënimin për ngjarjen e dy turistëve anglez.

Vendim i gjykates se Shkalles se Pare ne Patra te Greqise, pritet te konvertohet ne burgim te përjetshëm ne Shqipëri teksa dënimin do ta vuaje ne Shqipëri kjo për faktin sepse midis Greqisë dhe Shqipërisë nuk ka një marrëveshje për ekstradime.


Shtuar 6.02.2020 09:25