Interi fiton me goleadë ndaj Brescias (VIDEO)

Interi ka shkatërruar 6:0 Brescian në San Siro.

Serinë e golave e hapi Ashley Young me një gol të bukur në minutën e 5’, i dha epërsinë e Interit, para fillimit të një goleade.

Alexis Sanchez nga penalltia dyfishoi epërsinë në minutën e 20’, ndërsa Danilo D’Ambrosio në fund të pjesës së parë, shënoi për 3:0.

Në pjesën e dytë, Inter realizoi edhe tre herë, me Roberto Gagliardini (52), Christian Eriksen (83) dhe Antonio Candreva (88).

Me këtë fitore, Inter numëron 64 pikë, dhe renditet në vendin e tretë në Serie A.


Shtuar 1.07.2020 19:30