Hysaj me të kuq, por Napoli mund Lazion dhe shkon në gjysmëfinalen e Kupës (VIDEO)

Napoli është gjysmefinalistja e parë i këtij sezoni në Kupën e Italisë.

Skuadra e Gattusos fitoi minimalisht 1-0 në “San Paolo”. Fillimi i ndeshjes ishte me ritëm të çmendur. Napolitanët gjejnë që në minutën e 2-të golin e avantazhit me Lorenzo Insigne-n, i cili dhuron spektakël në zonë.

Lazio kishte mundësinë për të barazuar menjëherë, teksa Hysaj shkakton penallti ndaj Caicedos duke u ndëshkuar me karton të verdhë. Gjithsesi nga pika e bardhe Immobile do të rrëshqiste duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

Futbollisti i kombëtares sonë nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë, pasi u ndëshkua në minutën e 18-të me kartonin e dytë të verdhë, pas një tjetër faulli. Lazio kërkoi me ngulm golin e barazimit duke e gjetur me Immobilen, por sulmuesi italian ishte në pozicion të parregullt. Më pas do të kishte nga një shtyllë për secilën skuadër, teksa në fund buzëqeshi skuadra e Napolit, që do të luajë në gjysmëfinale me një mes Interit ose Fiorentinës.


Shtuar 21.01.2020 21:55