Ish-futbollisti shqiptar: Ja si i kuptoj femrat që më duan për interes (VIDEO)

Oni Hysenbelliu, ish-futbollisti i Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, është i njohur gjerësisht në media për jetën e tij luksoze, bizneset dhe udhëtimet e shumta që bën nëpër botë.

Teksa ishte i ftuar sot në “E Diell” “për të dhënë llogari” për jetën e tij private, fotot me Pamela Anderson & Nicole Scherzinger etj, Oni ka zbuluar një detaj tepër të rëndësishëm për sa i përket martesës, kur të vijë momenti.

Ai ka zbuluar se familja ka qejf që ta martojë në një stadium futbolli ku mund ta mbushë plot me miq dhe njerëz të afërm.

“Ndihem më rehat kur i organizoj festat në shtëpi dhe ftoj njerëzit që kam dëshirë , është gjithçka me moshë. Klabet i kam konsumuar dhe më pëlqen më shumë të rri me miqtë mi. Nuk është se takoj gjithmonë të njëjtët njerëz. Edhe ata ftojnë njerëz të ndryshëm edhe unë ftoj njerëz të ndryshë.

Nuk është puna te sasia e lekëve që shpenzon. Varet çfarë ke t’i ëndërr ta bësh martesën. Familja ime për shembull ka qejf që mua të më martojë kur të vijë momenti në një stadium futbolli sepse do ta mbushë plotë me miq dhe njerëz.

Kurse unë jam një tim që të bëj martesat me 100 ose 50 veta. Sepse unë dua të ftoj njerëzit që vërtet kam kontakte. Nuk dua të ftoj njerëz që nuk i takoj ndonjeherë. Me ish të dashurat është miqësi, por asnjëherë nuk ftohen nëpër këto eventet. Është miqësi njëçik e largët”, u shpreh ish-futbollisti.

Nuk mungon as pyetjet me spec në emisionin “E Diell”, teksa Alesia Bami i bëri Onit këtë pyetje:

-Kur e kupton ti që një femër të do për interes? Rendit arsyet… Oni nga ana tjetër, disi i vënë në vështirësi iu përgjigj kështu:

“Edhe eksperienca edhe vitet më bëjnë të kuptoj jo vetëm dashurinë, por edhe fusha të tjera. Unë jam një person që e kam instiktin shumë të fortë. Unë i kuptoj njerëzit me një shikim që në takimin e parë me 2-3 veprime që ato bëjnë, pa kërkuar diçka se kur flasin hapur pastaj, ajo gjë kuptohet direkt”, deklaroi Hysenbelliu.


Shtuar 22.03.2020 21:09