E rritur dhe e talentuar, si duket sot vajza e Inis Gjonit (VIDEO)

Ishte Ingrit Gjoni ajo e cila ndau një video të shkurtër në të cilën Coco Antonel, vajza e Inisit këndon duke zbuluar talentin e saj.

Ky fakt është i evidentueshëm dhe nuk i ka shpëtuar as syrit të ndjekësve.

“Je një yll talent i tezes ti”, ka shkruar Ingriti krah videos së publikuar në ‘Instagram’.

Nuk dihet nëse e vogla një ditë do të ndjekë rrugën e muzikës, teatrit apo do të jetë një regjisore e suksesshme si mami i saj, megjithatë duket se hapat e parë të saj janë mjaft të sigurt.

E vogla është e përfshirë që tani në akademi ku fëmijët përgatiten për talentet e tyre, ndaj me siguri shumë shpejt emri i saj do të dëgjohet kudo nga të gjithë.


Shtuar 22.02.2020 13:28