Shtetasi Adit Brahimi, 30 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër, është arrestuar nga policia.
I riu rezulton të jetë i dënuar me 13 vjet burgim për vrasje të mbetur në tentativë.
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e formës së prerë, të datës 28.04.2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Njoftimi:
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 13 vjet burgim për vrasje të mbetur në tentativë.
Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Four”, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Ardit Brahimi, 30 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e formës së prerë, të datës 28.04.2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ky shtetas, në maj të vitit 2018, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. S., 47 vjeç, banues në Vau i Dejës.