Samsung hedh në treg telefonin e palosshëm Galaxy Z Fold 2, si duket dhe sa kushton (VIDEO)

Samsung ka zbuluar zyrtarisht telefonin e ri që mund të paloset, Galaxy Z Fold 2, me një ekran më të madh se 7.6 inç dhe me një çmim prej 1,799 paundësh.

Galaxy Z Fold 2, i zbuluar në një event virtual dje, është telefoni i tretë i palosshëm i kompanisë koreane dhe një verson i ri i origjinalit Galaxy Fold, i nxjerrë në treg vitin e kaluar.

Kur shpaloset, ekrani i telefonit është më i madh dhe më katror në formë se paraardhësi i tij dhe ofron një përvojë më kinematike dhe gjithëpërfshirëse.

Pajisja, e cila suporton rrjetin 5G, gjithashtu vjen me një ekran Infinity-O, i cili mbulon të gjithë telefonin dhe përmban një kamer të vogël.

Telefoni del në shitje më 18 shtator, ndërsa porositë paraprake filluan nga dje në faqen e internetit të Samsung.

Sipas Samsung, Galaxy Z Fold 2 i ri është ridizajnuar bazuar në reagimet e konsumatorëve dhe sjelljet e përdoruesve të smartphone-ëve.


Shtuar 3.09.2020 10:17