Të shtënat në Kavajë, pranë shtëpisë së ish-punonjësit të FNSH

Të shtënat  me armë zjarri në fshatin Ferras të Divjakës, janë dëgjuar pranë banesës së ish-punonjësit të FNSH, Pëllumb Beqiri.

Ndërkohë në një informacion paraprak për mediat policia tha se një person ende i paidenfitikuar kishte qëlluar në ajër.

“Sot rreth orës 18:50, në fshatin Ferras, Divjakë, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar njëherë në ajër me armë zjarri. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri”, thuhej në njoftimin për mediat.

 

 

Shtuar 28.03.2021 09:03