Ambasada e Azerbajxhanit në kryeqytetin e Iranit, Teheran është sulmuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm.
Sipas medieve vendase nga sulmi ka mbteur i vrarë një punonjës i ambasadës, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Të lidhura
None found
The head of the security service of the Azerbaijani embassy in Tehran, Orkhan Askerov, died during the repulse of the attack.
— Clash Report (@clashreport) January 27, 2023
Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit bën me dije se nga sulmi ka mbetur i vrarë kreu i shërbimit të sigurisë së Ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran, ndërsa 2 roje të sigurie kanë mbetur të plagosur.
Nuk dihet ende kush fshihet pas sulmit të përgjakshëm, e as motivet e autorëve.
Autoritetet vendase po punojnë për zbardhjen e rrethanave të sulmit të armatosur.
/albeu.com/
