ZYRTARE/ Roma vazhdon ti besoj veteranit deri më 2021

Roma ka rinovuar kontratën me një nga lojtarët kryesorë të saj, edhe pse bëhet fjalë për një 34-vjeçar. Aleksandar Kolarov ka firmosur deri në qershor të vitit 2021 dhe ndihet i vlerësuar për propozimin e klubit.

Shkurtimisht për faqen zyrtare të klubit ai është shprehur: “Dua të falënderoj klubin për zgjatjen e kontratës. Kjo do të thotë shumë për mua. Synoj të vazhdoj të përmirësohem, në mënyrë që të ndihmoj në rritjen e këtij klubi”.

Kolarov iu bashkua Romës në verën e vitit 2017 dhe numëron 113 takime në të gjitha kompeticionet me fanellën verdhekuqe. Edhe pse mbrojtës, ai ka arritur të shënojë 17 gola. Disa prej tyre madje me goditje dënimi.

Edhe në klub janë të kënaqur që kanë nënshkruar kontratën e re me Kolarov, i cili me eksperiencën e tij besohet se mund ta ndihmojë ekipin kryeqytetas të arrijë objektivat sezonalë.


Shtuar 7.01.2020 13:48