Ylli turk i Milanit: Jemi ringjallur, kishim nevojë për një lider si Ibrahimovic

Hakan Çalhanoglu është habitur me thjeshtësinë e Ibrahimoviçit. Në një intervistë për “Bild”, mesfushori i Milanit ka folur për raportin e tij me suedezin, duke deklaruar: “Kur u takuam për herë të parë, më përshëndeti në turqisht. Nuk është arrogant, madje më tha se ka miq turq. Edhe këngët turke i dëgjon me dëshirë. Kishim nevojë për një lider të tillë.

Më pëlqen, sepse ta thotë në sy atë që mendon, pavarësisht nëse e bëj mirë apo keq. Është në formë të mirë, stërvitet fort dhe pavarësisht se është 38 vjeç, kundërshtarët i druhen.

Që kur ai na është bashkuar, edhe morali na është rritur. Me të Milani është ringjallur”.


Shtuar 21.01.2020 10:38