Xavi flet hapur: Po e refuzova Barcelonën, kjo është arsyeja

Xavi Hernandezi konsiderohej si kandidati kryesor për të drejtuar skuadrën e Barcelonës, pas largimit të Ernesto Valverdes, por spanjolli nuk e pranoi detyrën.

Xavi aktualisht drejton skuadrën e Al-Saadit dhe në një intervistë për “Mundo Derportive” ka treguar arsyen se pse e ka refuzuar ofertën e skuadrës së Barçës për ta drejtuar atë.

“Pata një ofertë nga Barcelona, ku më kontaktoi Eric Abidali dhe Oscar Gray por nuk e pranova atë. Motivi për mua është i thjeshtë. Nuk jam ende gati për të drejtuar një klub të madh si Barcelona, por kjo do të jetë ëndrra ime për të ardhmen”, tha Xavi.

Kujtojmë se Barcelona tanimë ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës, Quique Setien.


Shtuar 16.01.2020 12:08