Werderi jep lajmin e keq, dëmtohet Milot Rashica

Ylli kosovar u detyrua të ndërprejë stërvitjen gjatë ditës së sotme për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës.

“Milot Rashica u desh të ndërprejë stërvitjen e sotme, shkaku i lëndimit në kyçin e këmbës”, shkruan klubi i Werder Bremenit.

Kujtojmë se Werderi është fare pranë rënies nga liga, derisa Rashica ka qenë nga më të kritikuarit në ndeshjet e fundit. Vet trajneri Kohfeldt vendosi për mosaktivizimin e tij ndaj Mainz në fundjavë.


Shtuar 24.06.2020 11:39