Wanda Nara shijon rrezet e diellit, këtë herë jo me Icardin po me qenin

Wanda Nara po shijon rrezet e diellit me pamje nga liqeni i Comos.

Karantina e bashkëshortes së Mauro Icardit është vërtetë speciale pasi siç dallohet qartë në një foto të publikuar nga vetë modelja argjentinase në rrjetet sociale Wanda po nxihet direkt nga shtëpia e saj pranë liqenit të Comos, një nga më të bukurit në Itali që ndodhet afër Milanos.

E bukura e kësaj fotoje nuk janë vetëm bikinit e Wandas por edhe qeni i familjes që gjithashtu shijon rrezet e diellit pranë saj.


Shtuar 29.04.2020 07:10