Wanda Nara i “vë vulën”, jep sinjalin e radhës për kalimin e Icardit te PSG (FOTO LAJM)

Kalimi përfundimtar i Mauro Icardit te PSG, është çështje kohe. Mediet italiane flasin për një akord mes kampionëve të Francës dhe Interit, teksa kanë mbetur për t’u diskutuar disa detaje të vogla. Rreth 60 milion euro do të shkojnë në arkat e klubit zikaltër.

27-vjeçari kaloi në huazim në Ligue 1 dhe ia ka dalë të shënojë 20 gola me skuadrën e re.

Wanda Nara ka bërë një tjetër publikim në rrjetet sociale rreth transferimit të Icardit te PSG. Gruaja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas, ka postuar një foto të fëmijëve.

Të vegjlit shfaqen me fanellën e PSG-së, një tjetër sinjal që konfirmon largimin përfundimtar të goleadorit të njohur nga Interi. Icardi festoi titullin kampion me PSG dhe tani shpreson që të arrijë sa më larg në Champions League me këtë ekip.


Shtuar 29.05.2020 13:45