Bylykbashi flet pas 4 orësh mbledhje: Pa dakordësi për identifikimin biometrik, pikat e tjera nuk vlejnë

Rudina Hajdari, Damian Gjiknuri si dhe Oerd Bylykbashi kanë folur pas katër orësh mbledhje me Këshillin Politik për Reformën Zgjedhore.

Ky i fundit gjatë fjalës para gazetarëve u shpreh që nëse nuk arrihet dakordësia për identifikimin biometrik, nuk mund të flitet për pikat e tjera.

Bylykbashi u shpreh:

“Sot Këshilli Politik vazhdoi diskutimin që çështjen e rëndësishme që dje shkaktoi debat, refuzimin e PS për të futur verifikimin biometrik të zgjedhësve me qëllimin e vetëm për të bllokuar mbushjen e kutive, pa u siguruar kjo numërimi i votave do ishte i falsifikuar. Refuzimi edhe sot, jo vetëm është një kundërshtim nga çështjet kryesore bën të pamundur arritjen e konsensusit, siç është administrimi i zgjedhjeve, roli i që do të ketë Kolegji Zgjedhor.

Për këtë bën propozim, duke sugjeruar që të jetë Gjykata Kushtetuese trupa që do të shqyrtonte shkeljen e të drejtave kushtetuese të zgjedhësve dhe kandidatëve, e pamundur që të shkohet më tej. Nëse PS do të reflektojë dhe do të heqë dorë nga zvarritje dhe reflektuar për këtë çështje i hapet rruga kompromiseve të tjera.”

Po ashtu, Bylykbashi u shpreh se qeveria transitore është kërkesë e padiskutueshme, prandaj edhe ditën e djeshme nuk pati kompromis për çështjen e policisë. Ai shtoi se çdo pretendim tjetër për arritjen e një dakordësie të mundshme është i pavërtetë. /albeu.com/


Shtuar 29.05.2020 13:57